Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Kuçovës në zgjedhjet e 14 majit, u përfshi në një incident në Kolegjin Zgjedhor. Në Kolegj po mbahet seanca për rinumërim e 18 kutive të në Bashkinë e Kuçovës, ndërsa Maliqi u përplas me përfaqësuesin e KQZ, Ylli Merkajn. Në një dalje për mediat, ai shpjegoi se e filmoi Merkajn, pasi sipas tij ai nuk është thirrur si dëshmitar dhe nuk kishte pse të ishte në seancë. Lefter Maliqi u shpreh se e bëri videon që ta ketë si provë.
“Unë tregoj muskujt e trurit, muskujt e mbështetjes popullore dhe muskuj e krimit elektoral në Kuçovë. Këtu nuk bëhet fjale për mua. Lefter Maliqi ka qenë gjithmonë i pastër. Kam mbështetjen popullore. Kuçova është e majtë. Prej 33 vitesh drejtohet nga Partia Socialiste.
Unë kam mbështetje të majtë dhe të djathtë. Avokati tha që kryetari i KZAZ nuk është thirrur dëshmitar. Unë e filmova që ta kisha si provë. Është profesioni im”, deklaroi ai.
Lajmi kryesor:
Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e 'BF' për bashkinë e Kuçovës! Lefter Maliqi: Vendim politik, fitoi krimi e korrupsioni
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
12.2%
-
Jo
80.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 770
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PS publikon emrat e kandidatëve për deputet në Qarkun e Beratit! Mbetet vetëm Fadil Nasufi nga të vjetrit
12 Mars, 20:01
-
Kryetarët në garë për deputet! Ligji e lejon, më 11 maj mund të votohet edhe për Kuvendin e ri edhe për 3 bashkitë
12 Mars, 20:00
-
Zbulohen emrat e kandidatëve për deputetë në listat e mbyllura të PD në qarqet Lezhë e Berat
12 Mars, 18:33
-
Zgjedhjet/ Dorëhiqen kryebashkiakët socialistë të Beratit, Matit dhe Tepelenës! Demo, Malaj dhe Peçi do kandidojnë për deputetë më 11 maj (DOKUMENTI)
11 Mars, 14:13
-
Rrugorja e Beratit bën bilancin/ Nën efektin e alkoolit dhe pa patentë, 5 të arrestuar
10 Mars, 16:12
-
‘Fole’ prostitucioni në Berat, arrestohet tutorja 19-vjeç! Nën hetim dy motra, njëra prej tyre e mitur
7 Mars, 12:09
-
Të droguarit në Berat dhunojnë varret, vjedhin vazot e bronzit! Gjenden shiringat por jo autorët (Video)
3 Mars, 15:56
-
Shifrat e PD për Primaret dhe dyshimet: Maskën teatrale e gris Shkodra e para!
2 Mars, 20:10
-
Primaret e PD/ Ja rezultatet për qarkun e Beratit, më i votuari ish-kandidati për kryetar Bashkie, mjeku Erion Dasho i treti
2 Mars, 10:12
-
Arrestohet në Berat 47-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Itali
1 Mars, 10:29
-
Skandali i mandarinave me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg fermerin, grumbulluesin dhe inspektorin, hodhën në treg 21 ton mandarina të ndaluara
27 Shkurt, 17:17
-
Mandarinat me pesticide/ Zv.ministri Jaupllari: Asnjë kilogram te konsumatori, u morën masa! Vuksani: AKU shkeli ligjin, ku shkuan 11 tonë? Dyshoj se u konsumuan, kancerogjene!
27 Shkurt, 14:27