Deklaratat dhe politikat e Presidentit francez Emmanuel Macron karshi islamizmit në Francë dhe insistimin e tij për të rishfaqur karikaturat e profetit Muhammed, ka ngjallur reagime të shumta në shtetet me shumicë myslimane.
“Sulm ndaj islamit” kështu e cilësoi kryeministri i Pakistanit Imran Khan qëndrimin e shefit të Elisezë.
"Mjerisht, Presidenti Macron ka zgjedhur të provokojë qëllimisht myslimanët, përfshirë qytetarët e tij, përmes inkurajimit të shfaqjes së karikaturave blasfemike që targetojnë Islamin dhe Profetin tonë", shkruan Khan në Twitter.
Kryeministri pakistanez u shpreh se Macron në vend se të ngushtonte hapësirat për terroristët kishte zgjedhur të inkurajonte Islamofobinë duke sulmuar Islamin sesa të merrej me terroristët.
Komentet e kryeministrit të Pakistanin vijnë pasi edhe presidenti turk Reccep Taip Erdogan u shpreh kundër Macron duke kërkuar që presidenti francez të kryejë kontrolle mendore, gjë e cila nxiti edhe tërheqjen e ambasadorit francez nga Ankaraja.
Në valën e kritikave ka reaguar edhe vetë presidenti francez, i cila ka theksuar edhe njëherë se nuk do të dorëzohej dhe se populli francez nuk do të dorëzohej kurrë.
“Ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Me frymën e paqes ne i respektojmë të gjitha diferencat. Nuk pranojmë gjuhë urrejtjeje dhe mbrojmë një debat të arsyeshëm. Gjithmonë do të jemi në anën e dinjitetit njerëzor dhe vlerave universale”, tha Macron.
Në anën tjetër edhe rrjetet e supermarketeve të Qatarit Al-Meera dhe Souq al-Baladi po ashtu reaguan duke hequr mallrat franceze nga raftet e tyre. Ndërkohë që orë pas ore Thirrjet për të bojkotuar mallrat franceze po rriten në botën arabe.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
34.5%
Vota total: 748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Macron do të vizitojë Izraelin
23 Tetor 2023, 21:18
-
Punonjësit e hekurudhave pushtojnë qendrën e Louis Vuitton, francezët vijojnë protestat kundër vendimit për rritjen e moshës së pensionit
13 Prill 2023, 16:11
-
Macron: Franca në solidaritet të plotë me Kievin, urojmë paqe dhe fitore
24 Shkurt 2023, 09:56
-
Revista satirike franceze ‘Charlie Hebdo’ provokon me karikaturat e liderit iranian! Franca: Nuk mësojmë nga Irani se ç’është liria e shtypit
5 Janar 2023, 17:25
-
KATAR 2022/ Marcus dhe Lilian Thuram, babë e bir për herë të parë në finale! Macron s'kënaqet: Të dielën të fitojmë Botërorin
15 Dhjetor 2022, 12:00
-
‘Orakulli’ Macron, si e gjeti ‘në kokë’ presidenti francez rezultatin e ndeshjes Francë-Poloni dhe emrat e golashënuesve
5 Dhjetor 2022, 09:52
-
Mbappe mendoi largimin nga kombëtarja e Francës, zbulon çfarë i tha Macron për t'i ndryshuar mendjen
11 Nëntor 2022, 18:21
-
VIDEO/ Po mbante fjalim, Vuçiç i ndodh incidenti i papritur, reagimi i tij ishte epik: As nuk lëviza
11 Nëntor 2022, 16:45
-
Meloni sulmon Francën për prishjen e marrëveshjes së refugjatëve: Parisi agresiv, në 90 mijë emigrantë, ata morën 38
11 Nëntor 2022, 16:24
-
Tensionet Kosovë-Serbi, Kurti nesër në Paris me ftesë nga Macron: Do të takohem edhe me Vuçiç, jam i përgatitur, në tryezë kemi dy propozime
9 Nëntor 2022, 22:42
-
Britania dhe Franca në 'fazat përfundimtare' të marrëveshjes për trajnimin e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria dhe vendet e tjera
7 Nëntor 2022, 19:43
-
Liderët botërorë mblidhen në Egjipt për samitin e klimës, Guterres: SHBA e Kina janë vendet më ndotëse, bashkëpunoni për 'ferrin klimatik', ose vdisni
7 Nëntor 2022, 17:41