Në Madrid vijon lufta mes Atletico-s dhe Antoine Griezman. Pas refuzimit të lojtarit për t’u bashkuar në stërvitje me ekipin, ‘el colchoneros’ sipas mediave spanjolle kanë vendosur për të gjobitur futbollistin.
Griezman prej kohësh ka lajmëruar klubin se do të largohet po në llogarin bankare vijojnë të mungojnë 120 mln eurot e klauzolës. Në rast se 28-vjeçari nuk bashkohet me ekipin atëherë Atletico Madrid do ta gjobisë me 200 mijë euro.
Më herët është raportuar se Barcelona do të paguaj paratë për futbollistin, por katalanasit mund ta bëjnë diçka të tillë vetëm me këste. Një rrugë e cila nuk pëlqehet nga Atletico që hë për hë ka vënë veton.