Tensionohet situata në Kosovë
Thaçi: Opozita s'do tolerohet më

Tensionohet situata në Kosovë<br />Thaçi: Opozita s'do tolerohet më
KOSOVË - PRISHTINË – Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndare protestuesit të mbledhur para godinës së qeverisë për të kundërshtuar urdhër-arrestet për deputetët e opozitës. Sot, policia u përpoq të arrestonte ish-kreu e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili prej disa seancash në Kuvend hedh gaz lotsjellës për të penguar zhvillimin e séancave pasi kundërshton marrëveshjet me Serbinë.

Kurti nuk ndodhej në shtëpi, kur policë të maskuar hynë në apartamentin e tij në Prishtinë. Ndërsa deputetja Donika Kadaj-Bujupi u arrestua lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Protestuesit që u mblodhën para godinës së qeverisë kanë hedhur gurë ndaj policisë. Të paktën 13 protestuese u arrestuan, ndërsa dhjetra të tjerë kanë mbetur të lënduar gjatë protestës.

Pasi Albin Kurtit iu bashkua protestës nisi edhe përplasja ndërmjet policisë dhe protestuesve. Protestuesitgjuajtën me shishe me ngjyrë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë, ndërkohë janë thyer disa xhama të kësaj ndërtese. 

Gjatë kohës që policia po zhvillonte kontroll në shtëpinë e Kurtit, një granatë u hodh para Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë. Por, nuk ka konfirmim nëse shpërthimi është i lidhur me kontrollin për arrestimin e Kurtit.

Partitë opozitare në Kosovë kundërshtojnë marrëveshjen e arritur me Serbinë në Beograd për krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë popullsie serbe. Gjithashtu kundërshtohet dhe marrëveshja për kufirin me Malin e Zi.

prishtine
prishtine
(Situata në Prishtinë gjatë orëve të mbrëmjes)

ORA 20:10 Ymeri: Nuk ka burg e as kërcënim që na zmbraps
 
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar pas deklaratës së bërë nga qeveria dhe zv.kryeministri Hashim Thaçi, të cilët dënuna ashpër protestën e opozitës. Ymeri shprehet se Isa Mustafa dhe Thaçi nuk kanë quajtur “kriminelë” Vuçiç dhe Daçiç, por cilësojnë “kriminale” aksioni e opozitës. Kreu i VV-së thotë se opozita nuk do të tërhiqet as nga burgosja e deputetëve dhe as nga kërcënimet.
 
Dekarat e Ymerit:

Kryepolicët e Zajednicës, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, janë vendosur tërësisht në funksion të një projekti kriminal – themelimin me çdo kusht të Zajednicës për Vuçiçin e Daçiçin.
Ky bashkëpunim i Kryepolicëve me kryeparamilitarët kriminelë të luftës, Vuçiç e Daçiç kërkon rrënim të Republikës. Ashtu siç filloi Thaçi ta çmontojë Republikën në marrëveshjet me Daçiçin (fusnotë e Zajednicë) ashtu po vazhdon Mustafa me Vuçiçin për t’ia dhënë goditjen e fundit kësaj Republike.
Mustafa dhe Thaçi e quajtën kriminal aksionin opozitar në Kuvendin e Kosovës si dhe deputetët e opozitës së bashkuar i quajtën kriminelë. Të njëjtit nuk i kanë quajtur dhe nuk i quajnë kriminelë Vuçiçin e Daçiçin me të cilët kanë bërë marrëveshje, ani se këta janë pasardhësit politikë të Sheshelit e Milosheviçit dhe ishin vetë në pushtet në Serbi në vitet ’98 e ’99 kur në Kosovë kryhej gjenocid kundër shqiptarëve. Me ato marrëveshje me kriminelët e luftës Vuçiç e Daçiç, Mustafa e Thaçi ia shpejtuan Serbisë rrugën drejt BE-së e ia zgjeruan asaj ndikimin në Kosovë. Dje, zyrtari i Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, bashkë me ministrin Lubomir Mariç të Isa Mustafës, në Zveçan e ngritën përmendoren e bronztë të Kral Milutinit. Asnjë fjalë nuk e thanë Mustafa e Thaçi për këtë dhunë mbi Republikën e Kosovës. Nuk ka gaz e sprej lotsjellës që krahasohet me Kral Milutinin.
Shteti policor i ‘Zajednicës’ nuk do të ketë sukses. Kryepolicët e ‘Zajednicës’ do të gjunjëzohen. Ne nuk do të ndalemi. Nuk ka burg e as kërcënim që na zmbraps.



Ora 19:15 Nisma: Hiqni dorë nga burgosja politike
Ndaj deklaratave të forta të qeverisë dhe zv.kryeministrit Hashim Thaçi, ka reaguar Nisma për Kosovën, ku shprehen se “kërcënimi që bënë dje kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi në drejtim të opozitës sot e bënë realitet”. Nisma duke e konsideruar burgosje politike arrestimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi, kërkohet të hiqet dorë menjëherë nga burgosjet politike dhe shtypja me dhunë e opozitës. “Mos i detyroni policinë , prokurorinë dhe gjykatat që të zbatojnë urdhrat tuaj antikushtetues”, thuhet në reagim.

ORA 19:10 Qeveria quan ekstremistë dhe banditë protestuesit
Qeveria e Kosovë në një reagim për protestën e sotme të mbështetësve të opozitës, duke dënuar dhunën i ka quajtur demonstruesit “ekstremistë” dhe “banditë”.

Reagimi i qeverisë së Kosovës:

Qeveria e Kosovës dënon ashpër dhunën e skajshme të manifestuar sot nga opozitarë të dhunshëm nëpër rrugët e kryeqytetit, e cila ka arritur përmasa absurde, duke e tejkaluar çdo kuptim.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e indinjuar me lëndimet që iu shkaktuan sot qytetarëve të pafajshëm, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe me dëmet materiale dhe skenat e tmerrshme që u panë sot në Prishtinë.

Hipokrizia e opozitës qëndron në faktin se ata gjoja po protestojnë për mbrojtjen e Republikës, por në emër të mbrojtjes së saj ata po tentojnë ta shkatërrojnë atë, po i sulmojnë institucionet e saj, po përdhosin çdo gjë që është ndërtuar me shumë mund.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron e palëkundur nga dhuna e shfrenuar e një grushti ekstremistësh e banditësh dhe inkurajohet nga refuzimi i qytetarëve për t’u bërë pjesë e këtyre skenarëve.
 
Projektet zhvillimore, rritja e investimeve të huaja, përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve, proceset integruese evropiane dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike, nuk mund të pengohen nga grupe banditeske që po synojnë ta zhysin vendin në kaos.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkrahjen më të fuqishme për Policinë e Kosovës, e cila me përkushtim po e mbron Republikën e Kosovës nga aktet kriminale të orkestruara për përfitime ekskluzivisht politike.

ORA 18:59 Policia kryen arrestime në përfundim të protestës
Ndërkohë që partitë opozitare në një komunikim për mediet thanë se protesta cilësohet zyrtarisht e mbyllur, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke kryer shoqërime të disa demonstruesve.

ORA 18:45 Opozita: Mbyllet protesta për sot
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili dhe zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, kanë deklaruar se protesta e opozitës për sot ka përfunduar.
Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, në një prononcim për RTK 3, ka deklaruar se protesta e sotme për lirimin e deputetes Donika Kadaj Bujupi ka përfunduar, por se me protesta do të vazhdohet në ditët në vazhdim. E përfundimin e protestës për sot e ka konfirmuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Isamili në një prononcim për Klan Kosovën. 

ORA 18:35 Thaçi: Opozita ka kaluar vijën e kuqe
 
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar deputetët e opozitës, të cilët vazhdojnë protestat në rrugët e Prishtinës, se nuk do të ketë më tolerancë ndaj tyre.
 
“Vlerësoj se është e drejt e secilit të protestoj por duhet të ketë arsye për të protestuar. Këto dëmtime të pronave publike, të institucioneve të Kosovës që i kemi ndërtuar me mund e djersë, janë një sulm ndaj shtetit të Kosovës. Këto pengmarrje që po ndodhin ndaj qytetarëve nga aktivistët e opozitarëve janë veprime paramilitare. Këto veprime të dhunshme të opozitës kanë kaluar në veprime paramilitare dhe fashiste. Shteti i Kosovës ka kushtetutën dhe ligjet e veta dhe institucionet nuk do të dorëzohen para askujt. Pushteti nuk merret me armë dhe as me pengmarrje, por me votë të qytetarëve. Opozita e ka përjashtuar veten nga dialogu me këto veprime të dhunshme. Liderët opozitarë e kanë kaluar vijën e kuqe dhe tolerancën e institucioneve ndaj tyre. Ata duhet të mbushen mend dhe të jenë të vetëdijshëm se nuk do të ketë më tolerencë“, është shprehur Thaçi për “Klan Kosova”.


(Pamje nga Prishtina)



protesta ne kosove
Liderët e opozitës: Lironi deputeten
Liderët e partive opozitare u mblodhën në selinë e AAK-së dhe pas një konsultimi me dyer të mbyllura, u nisën në drejtim të sheshit “Ibrahim Rugova”. Shpend Ahmeti tha se kërkohet lirimi i deputetes së arrestuar, Kadaj-Bujupi dhe anulimin e dy marrëveshjeve me Serbinë. “Kjo tokë është e shqiptarëve dhe është e drejta jonë të protestojmë dhe do të protestojmë deri në përmbushjen e kërkesave tona. Nuk do të ndalemi së protestuar”, u shpreh kreu i Komunës së Prishtinës.

proteste kosove
Foto të tjera

proteste kosove

Gjykata kërkon 30 ditë burg për deputeten

Vendimi i Gjykatës Themelore për të pranuar kërkesën e prokurorisë për 30 ditë burgim ndaj deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka rindezur protestat e mbështetësve të opozitës në rrugët e Prishtinës. Situata ka agravuar në përleshje mes protestuesve dhe policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

kurti ne proteste



Policia rrethon banesën e Albin Kurtit, pranga deputetes Bujupi
Policia e Kosovës ka rrethuar shtëpinë ku jeton deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në Prishtinë, pranë parkut të qytetit, ndërkohë që është arrestuar deputetja e AAK-së, Donika Kada Bujupi.

Gjykata Themelore e Prishtinës lëshoi të martën fletë-arreste për 4 deputetë të opozitës, që kanë lidhje me dhunën e shpërthyer në Kuvend, ku deputetë të opozitës hodhën sërish gaz lotsjellës dhe u përleshën fizikisht me forcat e sigurisë në sallë. Opozita kosovare kundërshton futjen në punimet e Kuvendit të marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë si dhe atë të kufirit më Malin e Zi.

Pas numrit të lartë të emigrantëve që po kalojnë në vendet e Ballkanit perëndimor, autoritetet maqedonase nisur punimet për ngritjen e një rrethoje përgjatë kufirit me Greqinë. Përgjatë hapësirës kufitare që ndan Maqedoninë dhe Greqinë janë parë kamionë të shumtë, të cilët sjellin materialet e nevojshme për ngritjen e gardhit me gjemba.


  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe