KORCE- Gjashtë gardianë janë vënë në ndjekje penale për tentativën e dytë të arratisjes nga burgu i sigurisë së Lartë të Drenovës në Korçë.
 
Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi në qelitë e të dyshuarve si bashkëpunëtorë të arratisjes së Admir Tafilit dhe 6 të dënuarve të tjerë të 23 nëntorit 2013, u gjetën fletë sharre për të prerë hekurin dhe celularë.   

Në ndjekje penale janë punonjësit e burgut të cilërt mbajnë pozicionin e operatorit të kamerave dhe oficerë të sigurisë.

Katër sharrat e gjetura e burgun e Drenovës mbrëmjen e 10 janarit 2014 dyshohet janë futur me ndihmën e oficerëve të burgut nëpërmjet ushqimeve për të burgosurit, në muajin maj të vitit 2013.
 
Hyrja e 4 sharrave në burgun e Drenovës, korrespondon edhe me momentin e transferimit në këtë burg të Admir Tafilit, i cili ka mbërritur në muajin prill të vitit 2013, nga qelitë e Fushë Krujës, ku po vuante dënimin. Mjetet për prerjen e hekurave kanë hyrë me ushqimet për të burgosurin Dan Hutra, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e bashkshortes në Tiranë.  Fletët e sharrave u gjetën në një kuti shahu dhë në pjesën e brëndshme të një frigoriferi, në dhomën e të burgosurve Olsian Maçi, Albi Maçini, Ervis Lami e Daniel Kambellari.
 
Pervec sharrave, mësohet se në qeli u gjetën dhe 2 aparate celularë.
Të katër këta persona dyshohet të jenë bashkëpuntorë në arratisjen e nëntorit nga burgu I Drenovës.
 
Dy muaj më parë shtatë të burgosur me në krye Admir Tafilin u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë i Drenovës, për t`u arrestuar më pas policia në Përrenjas, Përmet, dhe në Greqi
 
Të gjitha pistat e hetimit të shërbimit të kontrollit të brendshëm, të shpien në një plan të mirëorganizuar për arratisjen e Admir Tafolit, Fran Marashit dhe 5 personave të tjerë, të nisur shumë muaj para se të bëhej arratisja në datën 23 nëntor 2013. - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/drenove-4-sharrat-u-futen-ne-burg-6-muaj-para-arratisjes-se-tafilit-195414.html#sthash.DCsEZV9I.dpuf


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)