Tentativa e arratisjes nga Peqini
Gjykata, arrest me burg 4 gardianëve

ELBASAN - Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për gardianët e burgut të Peqinit, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar 4 të ndaluarit me rrezikshmëri lartë për të realizuar planin e tyre të arratisjes.
 
Prokurori Kreshnik Ajazi kërkoi “arrest me burg” për 7 të ndaluarit, masë e cila u la në fuqi edhe nga trupi gjykues i cili kryesohej nga gjyqtar Arben Vrioni. Në burg do të qëndrojnë gardianet Avni Bica, Gëzim Behluli, Fatmir Aliaj dhe Bilbil Ymeri.
 
Gjithashtu, gjykata ka marrë masën e “arrestit me burg” ndaj përgjegjësit të sektorit ligjor në burgun e Peqinit Petrit Marnoj. Po ashtu, në burg mbetet edhe 33-vjetari Jetmir Juzi, i cili është personi që dyshohet se ë ndihmonte nga jashtë të dënuarit për të venë në zbatim planin e tyre te arratisjes. Përgjegjësi i sigurisë në burgun e Peqinit Abedin Hitaj do të hetohet në gjendje të lirë.
 
Ditën e shtunë, katër të dënuar me rrezikshmëri të lartë tentuar te largohen nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin. Vëllezërit Admir dhe Genc Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri rreth një vit më parë u arratisen nga burgu Drenovës.


te arratisurit peqin

 te arratisurit peqin

Seanca e zhvilluar në Gjykatën e Elbasan është kryer për të rivlerësuar masën e sigurisë në mungesë të dhënë nga Gjykata që të shtunën e kaluar dhe se ky rivlerësim kishte si synim që të dëgjonte edhe të ndaluarit.
 
Prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi ngriti ndaj tyre akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumentave”, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga nenet 323, 248, 186 dhe 245/1 të Kodit Penal
 
te arratisurit peqin
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti