DURRËS - Policia e Durrësit vijon intensivisht krehjen në zonën e ish-kënetës ku dyshohet se janë fshehur tre agresorët që mëngjesin e djeshëm tentuan të grabisin pikën postare numër tre në qytetin e Durrësit.

Tre grabitësit u larguan u motor drejt zonës së ish-kënetës, teksa në një pjesë të rrugës u ndoqën nga uniformat e policisë.

Policia vijon marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë, ndërsa janë sekuestruar edhe pamjet filmike që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se në furgonin që u tentua të grabitej ishin 15 thasë më para të parashikuara për pensionet, të cilat do shpërndaheshin në disa pika postare të qytetit bregdetar.


(v.gj/shqiptarja.com)