Tentativat e Berishës për të
marrë nën kontroll SHISH

Tentativat e Berishës për të <br />marrë nën kontroll SHISH
TIRANE - Presidenti Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra të kreut të SHISH, Bahri Shaqiri dhe emërimin në këtë detyrë të Visho Likës, deri tani zv/ministër për Inovacionin në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit. Njoftimi jepet zyrtarisht në faqen e sapo rindërtuar të Presidentit Nishani.

Pasi ka marrë drejtimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mazhoranca shtrin kështu duart edhe drejt Shërbimit Informativ Shtetëror. Emërimi i Elvis Cefës pak ditë më parë si nënkryetar i KLD-së pasohet sot edhe me uzurpimin e SHISH.

Sipas ligjit organik të SHISH, Drejtori dhe zëvendësdrejtori i këtij institucioni emërohet e shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave.

Presidenti i Republikës Alfred Moisiu e dekretoi Bahri Shaqirin në postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit më 27 Janar 2005. Shaqiri vazhdonte të ushtronte detyrën për shkak se ligji i jepte kreut të SHISH-it një mandat të pakufizuar.

Prej vitesh mbeti në tentativë vullneti i Kryeministrit Sali Berisha dhe mazhorancës së tij për një ligj të ri mbi Shërbimin Informativ Shtetëror ku parashikohej kufizimi i mandatit të titullarit dhe në dispozitat kalimtare shkarkimi i Shaqirit. Nisma ligjore hasi në kundërshtimin e ashpër të opozitës dhe faktorit ndërkombëtar duke bërë që të mbetej pezull.

Shaqiri shihej një figurë e rëndësishme në drejtimin e këtij institucioni kyç nga partnerët ndërkombëtarë. Puna e tij pati marrë vlerësime, por mbi të gjitha ai ishte vlerësuar pasi arriti ta mbante institucionin larg ndikimeve politike. Ndërkombëtarët patën këmbëngulur në këtë drejtim dhe arritën të zmbrapsin një tentativë të Kryeministrit Sali Berisha për të vendosur këtë agjenci të rëndësishme nën kontrollin e tij.

Berisha megjithatë arriti të përdorë shërbime të tjera për të kryer funksionet e SHISH. Rasti më flagrant ishte ai i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, që akuzohet se është përdorur për të përgjuar opozitën.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!