Papa Francesco thotë se ai ka shpëtuar nga një atentat në vitin 2021 gjatë një vizte në Irak. “Corriere della Sera” citon kujtimet e Papës, botuar së fundmi, në të cilat Bergolio tregon për një ngjarje gjatë vizitës së tij në Iraq, “për të cilën të gjithë më këshilluan ta shmangia”.
Sipas librit në fjalë, Papa do vizitonte Mosulin ku ka kisha katolike. Gjatë qëndrimit në Bagdad shërbimet britanike kishin komunikuar informacione sipas të cilave një grua kamikaze, që mbante eksplozivë në trup synonte të vetëvritej gjatë vizitës.
"Po kështu një furgon i mbushur me eksplozivë që lëvizte me shpehtësi kishte të njëjtin synim", shkruan Papa.
Pasi pyeti se çfarë kishte ndodhur me kamikazen, kishte marrë përgjigjen se atë e kishin gjurmuar dhe kishin kryer shpërthimin.