Tentohet të vritet dëshmitari i
mbrojtur në procesin "Frroku"

Tentohet të vritet dëshmitari i<br />mbrojtur në procesin
TIRANE - Dy javë më parë në kryeqytet është tentuar eleminimi fizik i dëshmitarit të mbrojtur në procesin gjyqësorë ndaj biznesmenit Arben Frroku, të dyshuar për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj.

Mediat do të raportonin më 15 Shtator të këtij viti se gjatë kontrollit në një servis në rrugën “Don Bosko” në makinën në pronësi të Fatmir Vladit, u gjet një sasi eksplozivi, kjo e konfirmuar edhe nga deklarata zyrtare e Policisë po atë ditë. Por zbulimi që Arben Frroku, i dyshuari për vrasjen e komisarit të Kombinatit Dritan Lamaj, i bëri për herë të parë emrit të dëshmitarit të mbrojtur, do të zbulonte dhe lidhjen me vendosjen e tritolit në automjetin Volzvagen me targa AA 750 GT.
 
15 Shtator 2014: Deshmitari i mbrojtur zbuloi eksplozivin ne makine kur e coi ne servis
Ngjarja është shënuar më 15 Shtator teksa Fatmir Vladi kishte dërguar për servis automjetin e tij, ku në shasinë e makinës ikasi lëndën eksplozive e më pas njoftoi menjëherë policinë, e cila caktivizoi lëndën plasëse.

26 Shtator 2014: Frroku zbulon nga qelia emrin e deshmitarit te mbrojtur
Ishte deklarata e Arben Frrokut më 26 Shtator bërë nga paraburgimi 302 ku ai ndodhet, se dëshmitari i mbrojtur në procesin ndaj tij quhet Fatmir Vladi, që zbuloi lidhjen me ngjarjen e 15 Shatorit. Frroku do të bënte publik për herë të parë, emrin e dëshmitarit të mbrojtur i cili për drejtësinë njihej me emrin Arben Ndoka.
 
Kjo ngjarje ka alarmuar Policinë e Shtetit, pasi Fatmir Vladi është në cilësinë e personit të mbrojtur pasi ka pranuar të dëshmojë e bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e vrasjes së ish-kryepolicit Dritan Lamaj.
 
1 Tetor 2014: Seanca e radhes ndaj te pandehurit Arben Frroku, per vrasjen e kryekomisarit
Pritet që të mërkurën më datë 1 Tetor të zhvillohet seanca e 24 në procesin ndaj të dyshuarit të drejtësisë Arben Frroku për vrasjen e Dritan Lamajt, teksa ende nuk dihet nëse do të dëshmojë apo jo në këtë proces Fatmir Vladi.

Prokuroria: Deshmtari i mbrojtur pa Frrokun ne vendin e ngjarjes kur u vra Lamaj me 24 Shkurt 2013
Prej kohësh Prokuroria ka deklaruar se ka siguruar dëshminë e Vladit njohur në proces me emrin Arben Ndoka, teksa nuk dihet sa do të ndikojnë zhvillimet e fundit në këtë proces i cili në 8 seancat e fundit kryhet në masa të rrepta sigurie pa praninë e kamerave dhe gazetarëve. 

Dëshmitari kyc në dosjen “Frroku”, pretendon se e ka parë biznesmenin në vendin e ngjarjes, mbrëmjen e 24 shkurtit të 2013-ës kur Dritan Lamaj u qëllua me armë teksa po parkonte makinë pranë banesës së tij në kryeqytet 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim