Tentoi që të fuste drogë në burgun e Fushë-Krujës, arrestohet gardiani 28-vjeçar

Tentoi që të fuste drogë në burgun e Fushë-Krujës, arrestohet gardiani 28-vjeçar

Burgu Fushë-Krujë

Një gardian burgu i cili ka tentuar që të fusë drogë brenda ambienteve të burgut të Fush-Krujës, është arrestuar nga policia.

Policia njofton se është vënë në pranga shtetasi e iniciale B.M, 28 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Luz Krujë.

Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar për të hyrë në regjimin e brendshëm këtij punonjësi iu gjetën e bllokuan një sasi prej 30.8 gramë lëndë narkotike Canabis Sattiva, lëndë narkotike të fshehur në trup.

‘Kapja në flagrancë e këtij punonjësi u bë nga SH.K.B.B-ja në bashkëpunim me I.E.V.P-në Fushë Krujë. Kontrolli i imtësishëm i këtij punonjësi dhe kapja në flagrancë u bë pas indicieve dhe informacioneve që disponoheshin që më parë nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve se ky punonjës policie merrej me aktivitet të kundraligjshëm si futja e lëndëve narkotike në regjimin e brendshëm të I.E.V.P - së Fushë Krujë.

Njëkohësisht gjatë kapjes në flagrancë të këtij punonjësi policie në bashkpunim me Policisë Vendore Fushë Krujë u ushtrua kontroll në banesën e këtij punonjësi ku në banesen e tij në fshatin Luz të Krujës u gjetën dhe u sekuestruan edhe një sasi tjetër prej 17. 92 gramë lëndë narkotike Canabis Sativa.

Nga ana e SHKBB-së po vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për përfshirjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet proceduriale në ngarkim të punonjësit të Policisë B.M, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të parashikuar nga nenet 283/1 dhe 324/a i Kodit Penal.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase