TIRANË - Qarkullonte pa leje drejtimi të automjetit dhe tentoi t'i japë policisë rrugore shumën prej 1000 lekë.

Ka mjaftuar kjo shkelje dhe tentativë për rryshfet që Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tirane, në bashkëpunim me Seksionin e Anti Korrupsionit Tiranë, të arrestojë në flagrancë rreth ores 16:10 të ditës së sotme, shtetasin Saimir Ademi.

Shtetasi po udhëtonte në segmentin rrugor, në vendin e quajtur “Misto Mame” në Tiranë.

Në momentin e konstatimit nga ana e Punonjësit të Qarkullimit Rrugor, ai ka qënë në levizje me automjetin e tij te markes "Ford" me targe "AA 678 BD".

Ademi është  arrestuar për veprën penale të "Korrupsionit aktiv i personave qe ushtrojne fuksione publike" parashikuar nga neni i 244 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)