TIRANË - Një 29-vjeçar i cili ishte arrestuar nga patrulla e policisë dhe po dërgohej për në komisariat ka tentuar të arratiset duke dalë nga makina e policisë me targë 2227 në momentin që ajo kishte ndaluar për të respektuar semaforin në rrugën “Llazi Miho” në Kombinat.
 
29-vjeçari Jetlir Hamiti nuk ka përshkruar shumë metra ndërsa është ndaluar sërish nga patrulla e policisë.
 
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)