Një 32-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka tentuar të korruptojë efektivët e policisë rrugore. Gjatë ditës së djeshme rreth orës 23.00 u arrestua në flagrancë Behar Myrta, në Mamurras, Kurbin.
 
Sipas policisë gjatë kontrollit në Fushë Milot, ka rezultuar se drejtonte mjetin autoveturë “Citroen” me targë AA963IO pa leje drejtimi. 32-vjeçari ka tentuar të korruptojë dy efektivet e policisë, duke ju nxjerrë dy copë kartëmonedha të prerjes dymijelekëshe.
 
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale ” “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)