Tentoi të arratisej drejt Greqisë, Geldo Hoti dyshohet se ka qëlluar me armë në vrasjen e ish-bllokut

Të tjera të dhëna zbulohen për vrasjen që ndodhi në ish-bllok, dy ditë më parë. Policia njofton se i arrestuari Geldo Hoti, që tentoi dje të largohej drejt Greqisë, përmes pikës kufitare të Kakavijes, është i përfshirë në këtë ngjarje. Geldo Hoti, njihet si miku i komandos, Merviol Bilo, që është i dyshuari kryesor për këtë vrasje. Në njoftim thuhet se Geldo Hoti, ka qenë i pranishëm në ngjarjen e ish-Bllokut, i ulur në tavolinë me komandon, Merviol Bilo dhe Fabjol Alushin. Dyshohet thotë policia, se Hoti ka qëlluar me armë në momentin kur ka nisur përplasja. Hoti u arrestua pasditen e djeshme në Kakavije.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i përfshirë në konfliktin e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e datës 05.09.2018, ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u pagosën shtetasit E. M., dhe E. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Gjirokastër, mbasditen e djeshme kapën dhe ndaluan shtetasin :

- Geldo Hoti, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur më datë 05.09.2018 në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25, 278 të Kodit Penal.

Geldo Hoti ishte në tavolinë së bashku me truprojën e Elvana Gjatës, komandon Merviol Bilo, të dashurin e këngëtares Ervin Mata dhe me Fabjol Alushin. Ndërsa në tavolinën tjetër ndodheshin Ervis Martinaj me truprojën e tij, Fabjol Gaxha dhe Eljon Hato. Viktima kishte ngacmuar disa ditë më parë këngëtaren Elvana Gjata, të dashurën e Matës dhe ky i fundit kishte vendosur të "sqarohej" me të pikërisht në këtë moment. Ervin Mata u shkëput me nxitim nga tavolina e tij dhe godet me grushte Gaxhën.

Menjëherë mes dy tavolinave nis një konflikt fizik. I pari që nxori armën dhe hap zjarr ishte truproja i Ervis Martinajt, por kundërpërgjigja e grupit rival është fatale për Fabjol Gaxhën pasi merr një plumb në kokë nga komandoja dhe humb jetën. Vrasja në ish-Bllok tronditi Tiranën, ndërsa tre persona janë në kërkim; Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe autori i ekzekutimit, komandoja Merviol Bilo, bodygard i Elvana Gjatës. Policia ka arrestuar dy nga tre të plagosurit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë