Me 12 vite burg ka dënuar gjykata e Volos një 52 vjeçar shqiptar të akuzuar për tentativë vrasjeje.
Sipas mediave greke, shqiptari akuzohet se ka tentuar që të djegë ish bashkëshorten e tij teksa po dilte nga makina me djalin e tyre 17 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022. Pasi gruaja ka dalë nga makina, ai i ka hedhur benzinë duke e kërcënuar se do ta djegë.
Reagimi i djalit ka frenuar shqiptarin, ndërsa nëna ka mundur të largohet dhe të shkojë në polici.
52 vjeçari ka pretenduar se nuk kishte ndërmend që t’i vinte flakën ish gruas por kjo e fundit ka thënë se i është afruar teksa mbante kapuç dhe doreza si edhe dy çakmakë në duar.