Tentoi të fuste 4 shqiptarë me avion privat në Britani, dënohet piloti dhe 2 bashkëpunëtorët! Batuta: Unë zakonisht arrestohem për drogë

Tentoi të fuste 4 shqiptarë me avion privat në Britani, dënohet piloti dhe 2 bashkëpunëtorët! Batuta: Unë zakonisht arrestohem për drogë

Richard Styles, Silvano Turchet dhe Vijayakumar Sivakumar

Tentativa për të futur në mënyrë të paligjshme 4 emigrantë shqiptarë në Britani ka çuar pas hekurave një pilot britanik së bashku me 2 të tjerë. Ata u arrestuan në mars të vitit 2022 në aeroportin Deenethrope, Angli por dje i është caktuar dënimi me burg.

Richard Styles u dënua me 7 vite burg, Silvano Turchet me 7 vite e gjysmë dhe Vijayakumar Sivakumar me 4 vite e gjysmë. Piloti 53-vjeçar, Richard Styles ishte nisur nga Belgjika dhe me vete kishte 3 burra dhe 1 grua, të gjithë shqiptarë, të cilët po përpiqeshin t’i shmangeshin kontrolleve të emigracionit.

Styles kishte punuar me ish-pilotin dhe shokun e tij Silvano Turchet, 68 vjec, për të marrë me qira avionin ‘Piper Seneca’ për 1500 paund. Styles fluturoi deri në Deenethorpe, ku Turchet kishte paguar që të ruhej përpara se të fluturonte për në Belgjikë më 23 mars.

Hetuesit besojnë se burrat ishin në kontakt me një shqiptar të njohur si ‘Tim K’ i cili organizoi gjithçka që emigrantët ta takonin pilotin në Belgjikë. Por, aty po e priste edhe policia, e cila i vuri në pranga të gjithë. Edhe pse me pranga në duar, asgjë nuk i prishi humorin pilotit i cili bëri shaka me policinë duke i thënë: “Unë zakonisht arrestohem për drogë, kështu që është pak e çuditshme.”

Pas arrestimit të Styles, grupi shqiptar u ndalua nga oficerët e policisë Northants në një taksi Mercedes të drejtuar nga Vijayakumar Sivakumar. Emigrantët iu dorëzuan autoriteteve të emigracionit. Sivakumar, 43 vjeç, i cili ishte dënuar më parë për tentativë kontrabande të një personi që e kishte fshehur në bagazhin e makinës së tij, u arrestua gjithashtu. Të dhënat e telefonit treguan se ai kishte qenë në kontakt me “Tim K”.

Styles kishte dënime të mëparshme për përdorimin e një avioni për të kontrabanduar tableta ekstazi nga Belgjika në vitin 2003 dhe për të hedhur kanabis në Jersey në të njëjtin vit, ndërsa ai ishte në arrati nga autoritetet belge. Ai u dënua me 12 vjet burg në vitin 2006, ku besohet se është takuar me Turchet. Dyshja u arrestuan nga autoritetet holandeze në vitin 2017 në lidhje me një tentativë tjetër të kontrabandës me njerëz.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë