Tentoi të fuste verë kontrabandë në Shqipëri, vihet në hetim 50-vjeçari në Vlorë

Tentoi të fuste verë kontrabandë në Shqipëri, vihet në hetim 50-vjeçari në Vlorë

Mallrat e sekuestruar

VLORË- Një 50-vjeçar është vënë në hetim ditën e sotme pasi ka tentuar që të fusë në Shqipëri mallra kontrabandë.

Report Tv mëson se bëhet fjalë për 50-vjeçarin me inicialet A.P. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje. 5

50-vjeçari, banues në Vlorë, do të hetohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë".

"Port Vlorë/Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. 

Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohet një sasi vere, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit që tentoi ta kontrabandonte në vendin tonë. Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusin me drejtues shtetasin A. P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.  Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale  “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftim. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kokuqi: 15/02/2023 20:58

    O krimi ekonomik po kondrolloni te gjithe autobuzat se sjellin lek e shume gjera te tjera kondrolloni autobuzin e kondrabandistit me te mathe ne vlore Ervisi Muco qe sjell leket e kriminelve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale