Ka tentuar të kalojë lumin Kir, por rrjedha e ka rrëmbyer e për pasojë ka humbur jetën. Fran Ndoci, 65 vjeç, është nxjerrë i pajetë nga ujrat e lumit Kir ndërsa tentoi të kalonte lumin për të shkuar në banesën e tij në fshatin Bardhaj.
Kanë qënë deshmitarët e rastit të cilët kanë para 65-vjeçarin duke u rrëmbyer nga rrjedha e lumit dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje i moshuari është marrë nga rrjedha për afro 100 metra, ndërsa trupi i pajetë është nxjerrë nga punonjësi i policsë , Vehbi Nase, i cili rrezikoi të mbytej për shkak të forcës së rrjedhes.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili ka nisur verifikimin e kufomës, si dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët në vendngjarje.Sipas grupit hetimor rezulton se 65-vjeçari në momentin që po kalonte lumin ka rrëshqitur dhe në pamundësi për të dalë nga uji për shkak edhe të ftohtit është marrë nga rrjedha ku edhe është mbytur.
Sipas policisë 65-vjeçari po kthehej nga qyteti i Shkodrës për në banesë në fshatin Bardhaj dhe po i binte rrugës së shkurtër duke prerë lumin në këmbë, rrugë kjo që ka rezultuar fatalë për të moshuarin, pasi i ka marrë jetën.

(Në foto: Trupi i pajetë i nxjerrë nga policia nga lumi Kir)
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO