KORÇË- Një 38-vjeçar me iniciale O.L., nga Elbasani është vënë nën hetim pasi tentoi të kalonte 2 emigrantë të paligjshëm në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Gjatë procedurës së skanimit të kamionit tip “Man” që 38-vjeçari drejtonte gjetën të fshehur 2 emigrantët e paligjshëm, të cilët synonin kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ai akuzohet për veprën  penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.