Një 45 vjeçar është proceduar penalisht në pikën Kufitare të Morinës pasi iu gjetën 25 mijë euro të padeklaruara. 45 vjeçari A.A nuk kishte deklaruar shumën që mbante me vete.
Automjeti i tij tip “Tauran” iu nënshtrua kontrollit të imtësishëm dhe pas kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës që mbante me vete, u zbulua shuma prej 25 mijë eurosh.
“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë"-thuhet në njoftimin e policisë.