TIRANË- Policia Kufitare në Rinas ka nisur hetimin ndaj një 32-vjeçari, pasi në mungesë të dokumentacioneve përkatëse për të dalë nga Shqipëria, ka tentuar të korruptojë efektivin.
Ai është paraqitur pranë gabinave të daljes, dhe për të shmangur refuzimin e daljes për shkak të mungesës së dokumenteve përkatëse, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim, duke i ofruar 50 euro.
I riu i cili është identifikuar si M.P është proceduar penalisht shtetasin, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve, janë kapur tre shtetas të shpallur në kërkim, goditur 6 raste të falsifikimit të dokumenteve ku shtetasit kanë tentuar të hyjnë në RSH-së, me pasaporta të falsifikuara, si dhe janë proceduar penalisht dhe 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/RINASI/,ky /i shkreti/qe po ja qan hallin dhe te tjere /te shkrete/ si ky, ua kane mesuar kete ves policeve,vetem sasia monetare ndryshon,keshtu qe mos e quaj kot /viktime/.Mos i mesoni zyrtaret me rryshfer dhe mos mendoni se kudo cahet me rryshfet.Po t'i kishte dokumentet e rregullta ky /i shkreti/,as do te ndalohej,as do te qe nevoja te jepte rryshfet dhe as do arrestohej.
PërgjigjuPaska rene vikrime ky i shkreti ,se nuk paska ditur ti japi paret,ketyre hajduteve me uniforme,se keto ta shkyejne xhepin per para,ose jane dukur pak.
Përgjigju