TIRANË/ Tentoi të përfitojë 200 mijë euro nga biznesmeni Adi Haxhiymeri duke u hequr si Erion Veliaj, arrestohet 42-vjeçari! Pas skemës së mashtrimit fshihet Florian Gjergji

TIRANË- Tentativa e radhës e Florian Gjergjit, të cilësuar si truri skemave të mashtrimit, për t’i marrë 200 mijë euro biznesmenit Adi Haxhiymeri, ka dështuar sërish. Policia arrestoi taksistin Arjan Ballcaj, 42 vje֛ç, si personi që shkoi me automjet për të marrë shumën e parave të cilat i kërkoheshin biznesmenit të miellit përmes mesazheve të dërguara në telefon.

Dërguesi i këtyre mesazheve, sipas policisë ka qenë pikërisht Florian Gjergji, i cili siç ka vepruar edhe më parë ndaj biznesmenëve të tjerë, përdorte emrin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Pasi ka marrë këto mesazhe, biznesmeni Adi Haxhiymeri ka bërë denoncim në polici dhe më pas, kanë qenë agjentët e rendit ata që kanë ndjekur çështjen deri në prangosjen e 42-vjeçarit Ballcaj, që punonte si taksist në kryeqytet.

Edhe kësaj here, vetë ideatori i ngjarjes, Florian Gjergji, nuk ka dalë në skenë me veprime konkrete në terren, duke përdorur persona të tjerë për të marrë pakon që kërkohej nga biznesmeni. Pikërisht në momentin e takimit të lënë gjoja për dorëzimin e parave, efektivat i kanë vënë prangat Arjan Balljcajt. Në njoftimin zyrtar, policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, pasi 42-vjeçari është vetëm personi i përdorur për tentativën e marrjes së parave.

Dërguesi i mesazheve i cili prezantohet si Erion Veliaj, është Florian Gjergji, 39 vjeç nga Shkodra, i shpallur në kërkim që në maj të këtij viti, kur besohej se vepronte nga Gjermania.

Kush është Florian Gjergji?

Florian Gjergji dyshohet se të gjithë aktivitetin kriminal e kryen nga Gjermania, vend ku në një prej rasteve të tentativës për të mashtruar u ka thënë personave që pajtonte, do t’i dërgonin paratë pasi t’ia merrnin biznesmenit.

6 rastet e mashtrimeve
Më 10 janar 2023 tentoi të mashtrojë biznesmenin Pëllumb Salillari, të cilit iu tentua të merreshin 130 mijë euro duke iu prezantuar si zyrtarë të lartë. 

Më 17 maj 2023 duke përmendur emrin e kryebashkiakut Erion Veliaj  u tentoi përmes mashtrimit t’i merrnin biznesmenit  Ramë Geci, 70 mijë euro.

Më 14 shkurt 2023 pronari i një kazinoje në Tiranë u mashtrua kur i kërkuan 40 mijë euro të kamufluar si ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Më 4 gusht 2023 u tentua të mashtrohej pronari i ‘Brunes’ Geront Çela Emri që është përdorur si 'dërgues' ka qenë i kryetarit të bashkisë Vlorë, Ermal Dredha. Policia arriti ti zbulonte bashkëpunëtorët në momentin kur ishte organizuar dorëzimi i shumës prej 35 mijë euro. 

29 shtator 2023 tentojnë t'i marrin 70 mijë euro biznesmenit të ndërtimit Aleksandër Gavoçi. U shtirën si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

19 tetor tentojë t'i marrë biznesmenit Adi Haxhiymeri, pronar fabrikës së miellit Prima, në emër të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliajt, shumën 200 mijë euro.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/11/2023 00:29

    Po dhe te jete Jehovai,pse duhet te japesh lek?! Te gjithe swindler jane.Heren tjeter te perdore emrin e Like Floririt,ai ishte mjeshter per te zhvatur para me bllok e me telefon!

    Përgjigju
  • Fake news: 19/11/2023 16:56

    Sa mesazhe vijnë që kërkojnë lek në emër të Jehovait, etj. Kur e dije që nuk ishte Jehovai pse paguan?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës