Dy personat e arrestuar më 6 maj për mashtrim ndaj biznesmenëve të cilëve u kërkonin shuma të mëdha monetare, kanë përdorur emrin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me qëllim përvetësimin e 100 mijë eurove nga sipërmarrësi Ram Geci.
Mësohet se atij i ka mbërritur një mesazh në Telegram nga një numër anglez ku dërguesi kërkonte 100 mijë euro dhe prezantohej në emër të kryebashkiakut aktual të Tiranës.
"Lali jam, ti e di si e kam situatën në këto kohë, a ke mundësi për 100?", thuhet në mesazh. Por mesa duket biznesmeni nuk ka rënë pre e ketij mashtrimi dhe menjëherë ka denoncuar në polici. Nën mbikëqyrjen e prokurorit të çështjes, agjentët e rendit vijuan komunikimet me mashtruesit me qëllim kapjen e tyre në momentin e dorëzimit të parave. Për këtë arsye grupi i hetimit u dërgoi autorëve mesazhin ku thuhej "nuk i kam 100, po 70 të bëjnë punë"?
Mashtruesit kanë shprehur dakordësi, duke lënë takim më 6 maj për të marrë shumën monetare, por në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë që ndodheshin në gatishmëri ku kanë arrestuar në flagrance të babe e bir, ndërsa kanë shpallur ne kërkim Florian Gjergjin, i cili dyshohet se është organizatori i kësaj skeme mashtrimi.
Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me burg” për Bedri dhe Albert Vodhën ndërkohë që gjatë seancës dy të pandehurit i mohuan akuzat. Sipas Prokurorisë së Tiranës, skema mashtruese të tilla, ku autorët përvetësojnë emra zyrtarësh të lartë shtetërorë janë përdorur edhe ndaj biznesmenëve të tjere më parë si Pëllumb Salillari. Organi i akuzës dyshon se pas këtij grupi qëndron një ose disa persona të tjerë që dyshohet të jenë organizatorët e planeve të tilla për kërcënimin e biznesmenëve.
K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
79.9%
-
Të gabuar
15.9%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 4098
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Bullgarët mashtrojnë shqiptaren në Santorini dhe i marrin 98 mijë euro
3 Shtator, 08:15
-
Dibër/ Mashtroi një person dhe i mori një shumë parash! Vihet në pranga 43-vjeçari
30 Gusht, 11:49
-
‘Visi' i garave të shpejtësisë vjedh Audi 200 mijë € në Gjermani! Përdori një turk, por i zbuloi GPS i fshehur (VIDEO)
28 Gusht, 09:09
-
U zhvatën gjermanëve 6.1 mln € me Call Center, arrestohet në Dubai Erlind Cekaj! Pjesë e grupit të biznesmenit Amant Josifi
21 Gusht, 10:20
-
Devolliu që mashtroi me të dhënat e diplomates në Ambasadën e SHBA-së! Gjykata lë në arrest me burg mashtruesin që futi në kurth gjithë arsimin
13 Gusht, 21:58
-
Nuk ktheu makinën e marrë me qira dhe mashtroi, arrestohet 24-vjeçari në Durrës! Dëshmia: Ma bllokuan në Greqi (Emri)
9 Gusht, 11:00
-
Mashtronte dhe gjobiste pronarët e dyqaneve nëpërmjet telefonit, arrestohet 21-vjeçari në Gramsh! Për të marrë paratë përdorte të miturin (EMRI)
7 Gusht, 10:52
-
‘Dirigjon’ nga Gjermania, Florian Gjergji zhvati biznesmenin në emër të Pjerin Ndreut! U shkruan në ‘Signal’ e ‘Telegram’ me emra politikanësh
6 Gusht, 15:53
-
Skema e zhvatjes së biznesmenëve me platformat e koduara duke u hequr si zyrtarë, Policia: Mos iu nënshtroni shantazheve, ja si të veproni
5 Gusht, 13:39
-
Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit
29 Korrik, 16:25
-
Mashtroi italianët dhe u vodhi 4.7 mln €, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Bruno Çobon
17 Korrik, 13:05
-
'Skemë mashtruese me imitimin e numrave të personave publike', Rama thirrje qytetarëve: Verifikoni dërguesit, shmangni kurthin e kësaj loje kriminale
22 Qershor, 17:24
Shejtan budalla i thon kesaj. Seriozisht mendonin se nuk do dyshonte dhe do ua jepte si pa te keq 100K Euro. Njs, ta provojne burgun ca kohe se ndoshta u vijne mendt
PërgjigjuPor or “Mato”, po. Shko futi nje sufllaqe si patronazhist qe qenke. Ti je siç ke vene emrin, se siç duket jeton ne boten e çudirave te lali Erit dhe te shpures se tij bastarde. Te fala lalit dhe lum baba qe te ka.
PërgjigjuRam Geci është habitur, ç’ne kërkon kaq pak lali Eri, se ishte mësuar me 500 e sipër, prandaj dhe ka denonucuar.
PërgjigjuPo mo "ramizo", po. Sa mire i di ti keto punet e rushfeteve, sa merr njeri e sa merr tjetri...fantastik je fare...lumsi nona qe te ka