Tentoi të shtypë qytetarët me makinë në sheshin Skënderbej, Arben Mema del para gjykatës! Dëshmia e shokut: Makinën e mora unë me qira, ja lash për një xhiro

Tentoi të shtypë qytetarët me makinë në sheshin Skënderbej, Arben Mema del para gjykatës! Dëshmia e shokut: Makinën e mora unë me qira, ja lash për një xhiro

Autori Arben Mema dhe momenti kur neutralizohet

32-vjeçari Arben Mema, banues në Kombinat, i cili terrorizoi banorët duke tentuar t'i shtypë në sheshin "Skëndërbej" ditën e zgjedhjeve, del sot para gykatës për masën e sigurisë. Arben Mema akuzohet për tentativë vrasje, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike si dhe për shkatërrim prone.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar dëshminë e shokut të Arben Memës, i cili ka qenë ai që i ka dhënë automjetin 32-vjeçarit. Sali Xhepa shprehet në dëshmi se makinë mori me qira dhe ia dha për një xhiro, por Mema bëri aksident. Pas aksidentit Xhapa ka dëshmuar se është larguar nga makina dhe se më pas pa ngjarjen e  rëndë në televizor.

"Mora makinën me qira dhe ia lash Arbenit për një xhiro. Gjatë ecjes ai humbi kontrollin dhe bëri aksident. Unë zbrita nga makina pas aksidentit por Arbeni jo dhe vazhdoi të lëvizte me makinë  e goditur. Unë ika për në shtëpi pas ngjarjes, ndërsa më vonë në Tv pash ngjarjen që ndodhi tek sheshi 'Skëndërbej", thuhet në dëshminë e Sali Xhepës.

Mema ishte në gjendje të dehur dhe i droguar, pasi në automjet janë gjetur edhe disa doza lënde narkotike, ndërsa para se të futej në shesh, ai ka përplasur edhe disa automjete të tjera.

Fatmirësisht ngjarja u neutralizua në kohë pa shkaktuar pasoja falë 22-vjeçarit Klodian Elqeni, i cili bëri një veprim heroik duke iu afruar automjetit të agresorit dhe e goditi atë me shqelm në fytyrë, ndërsa tha për mediat se e bëri këtë veprim pasi mendoi se bëhej fjalë për një akt terrorist.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/04/2021 01:34

    Nuk e di ne se shoku i tij qe morri makinen me qera e dinte qe ky Mema ishte i dehur e i droguar,por tani do t'i duhet te paguaje demtimin e makines.Kur merr nje makine me qera duhet t'a ngasesh gjithnje vete dhe nuk mund t'ia japesh as te afermit tend,as nje eselli,jo me nje te dehuri e te droguari jo e jo,se ne fund ty te mbetet fatura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda