Tentoi të trafikojë 53.3 kg drogë nga Qafë Thana në Maqedoninë e Veriut, prokuroria kërkon ‘arrest më burg’ Elton Grabockën

Tentoi të trafikojë 53.3 kg drogë nga Qafë Thana në Maqedoninë e Veriut, prokuroria kërkon ‘arrest më burg’ Elton Grabockën

Kanabis i sekuestruar

Prokuroria e Korçës ka kërkuar ‘arrest me burg’ për Elton Grabockën, i cili u kap me 53.3 kg kanabis në makinë, që po tentonte ta trafikonte nga kufiri i Qafë-Thanës në Maqedoninë e Veriut.

Lënda narkotike, u gjet poshtë sediljes së parë të makinës që drejtonte Elton Grabocka. Në total në makinën e tij u gjetën 51 pako me mbështjellje plastike të tejdukshme, të cilat kishin në brendësinë e tyre kanabis.

‘Gjatë hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë dhe në bashkëpunimin me Policinë Gjyqësore, u arrestua në flagrancë shtetasi E.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Trafikimi i narkotikëve’ mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 22 i Kodit Penal.

Në kuadër të planit të përbashkët të masave “Për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikimit të armëve dhe municionit”, midis Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, duke u nisur dhe nga informacioni paraprak i datës 06.05.2024 se sistemi i skanimit të mjeteve ishte në proces remonti, në datë 06.05.2024, rreth orës 11:50 në Pikën e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, një automjeti tip “Voksëagen”, me drejtues shtetasin E.G u përzgjodh nga policia për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën ku vendosen këmbët, poshtë sediljes së parë, nga ana e drejtuesit të automjetit u gjet e përshtatur një depozitë/vend, brenda së cilës ndodheshin 11 pako të mbështjella me qese plastmasi, brenda së cilave gjendej një sasi bime e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Në vijim të kontrollit të këtij automjeti, poshtë sediljes së parë nga ana e pasagjerit u konstatua gjithashtu një depozitë, brenda së cilës u gjetën 10 pako të tjera. Më tej, kontrolli vijoi në pjesën e pasme, ku poshtë sediljes u gjetën edhe 30 pako të tjera.

Në total, në automjetin e drejtuar nga shtetasi E.G. u gjetën 51 pako me mbështjellje plastike të tejdukshme, të cilat kishin në brendësinë e tyre material bimor në gjendje të thatë, me erë dhe karakteristika të ngjashme me ato të bimës narkotike të llojit Cannabis Sativa me një peshë totale 53.332 kilogram.

Për sa më sipër, ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore të parashikuara në nenet 228 e 229 të Kodit të Procedurës Penale që ndaj personit nën hetim E.G. të caktohet një masë sigurimi personal me karakter shtrëngues.’- njofton prokuroria.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Revista amerikane Skift: Pse Shqipëria po bëhet kaq popullore

Revista amerikane Skift: Pse Shqipëria po bëhet kaq popullore