Tentoi të vidhte banesën, arrestohet ‘skifteri’ në Fier (VIDEO)

Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një banesë në fshatin Levan, në Fier. Nga policia bëhet e ditur se është arrestuar Pandeli Culi, 51 vjeç, banues në fshatin Levan.

Mësohet se arrestimi i 51 vjeçarit Culi nga policia, u bë pas ardhjes së një telefonate në sallën operative ku u njoftua se në banesën e shtetasit F.K, 53 vjeç, ka hyrë një shtetas i panjohur i cili dyshohet se po vidhte banesën.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë , Fier për veprën penale “Vjedhje” për veprime të mëtejshme penale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Bashkëpunimi me komunitetin vë në pranga 51 vjeçarin, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë në fshatin Levan, Fier. Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative se në banesën e shtetasit F.K, 53 vjeç, ka hyrë një shtetas i panjohur i cili dyshohet se po vidhte banesën, menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit, si dhe sekuestroi sendet e vjedhura.

Në përfundim të veprimeve të para, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Pandeli Culi, 51 vjeç, banues në Levan, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.

Policia e Fierit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të policisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar