DEVOLL-Dorëzohet në polici i riu që tentoi të vriste me armë zjarrin gjashtë ditë më parë një 21-vjeçar.

I arrestuari është Rei Fama 25 vjeç. Në datë 5 gusht pas një konflikti ai qëlloi me automatik në drejtim të 21-vjeçarit Kevi Bregu por fatmirësisht plumbat nuk e kapën.

Pas disa ditësh në arrati, i riu është dorëzuar në polici.