BILISHT - Një 25-vjeçar me iniciale R.F nga Bilishti është shpallur në kërkim pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me automatik në drejtim të K.B, 20 vjeç. Fatmirësisht plumbat nuk e kanë prekur 20-vjeçarin ndërsa autori është larguar me shpejtësi me automjetin e tij.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë sjellë konfliktin mes dy personave. Policia po punon për kapjen e autorit ndaj të cilit rëndojë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.