Tentoi të vrasë 30-vjeçarin në
Unazë, arrestohet autori/Emri

Tentoi të vrasë 30-vjeçarin në<br />Unazë, arrestohet autori/Emri<br>
Policia ka arrestuar një 22-vjeçar për plagosjen e Genti Rrahmanit, 30-vjeç, 10 ditë më parë në zonën e Unazës së Re në Tiranë. 

Në prangat e policisë ka rënë Joxhino Kambo, 22 vjeç, banues në Durrës. Konflikti ndodhi fillimisht në rrugën “Teodor Keko”, ku Gentjan Rrahmani bashkë me një shokun e tij, kanë qëlluar me sende të forta Kambon, duke i thyer edhe xhamin e makinës. Ky i fundit pasi ka hipur në makinë, ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Rrahmanin. Ky i fundit mori një plumb në pjesën e pasme pranë shtyllëz kurrizore. Autori më pas arriti të largohej me makinë dhe pavarësisht kontrolleve të shumta, nuk u arrit të arrestohej.

Njoftimi i policisë: 
Kapet dhe ndalohet një nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim për "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim", në ngjarjen e ndodhur në Unazë të Re, ku mbeti i plagosur shtetasi G. Rr.

Më datë 27.11.2017 shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kapën shtetasin e shpallur në kërkim policor :

- Joxhino Kambo, 22 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas më datë 16.11.2017 në vendin e quajtur rruga “Mikel Maruli” pranë Unazës së Re Tiranë, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin G. Rr.

Ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti AA325HG, në pronësi të shtetasit të lartpërmendur, ku me anë të të cilit dyshohet se autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe Armëmbajtja pa leje” parashikuar nga nenet 78-22,25 dhe 278 të Kodit Penal.

Joxhino Kambo
(Autori Joxhino Kambo i plagosuri Genti Rrahmani)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat