1 kg tritol poshtë makinës së biznesmenit në Elbasan, 25 vite burg Astrit Sinanajt, mik i vrasësit me pagesë

1 kg tritol poshtë makinës së biznesmenit në Elbasan, 25 vite burg Astrit Sinanajt, mik i vrasësit me pagesë

Eksperti i xhenios duke çaktivizuar tritolin në makinën e Fuad Verzivollit në 6 maj 2017 në Elbasan

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 25 vite burg Astrit Sinanaj, i cili i tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 në Elbasan duke i vendosur poshtë makinës 1 kg tritol C4, që fatmirësisht nuk shpërtheu.

Astrit Sinanaj, njihet dhe si miku i Julian Sinanaj, vrasësit me pagesë të bandës së tritolit në Vlorë, tashmë i dënuar me 30 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Vendimi për dënimin e Astrit Sinanaj është marrë sot nga gjykata e Elbasanit, e cila pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorit Xhelian Seferaj, duke deklaruar fajtor dhe dënuar me 25 vite burgim Astrit Sinanaj, të akuzuar për 4 vepra penale të “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Për Sinanaj, prokuroria kishte kërkuar dënimin me 30 vite burgim. Ndërsa personi tjetër i pandehur në këtë çështje për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, Thanas Thoma, një ish-punonjës kazinoje në Elbasan, është dënuar me 10 muaj burgim. Për Thomën, prokuroria kishte kërkuar në pretencën e saj, dënimin me 1.6 vite burgim.

Sipas dosjes së prokurorisë Sinanaj kishte tentuar të vriste me tritol biznesmenin Fuad Verzivollin. Verzivolli, objektivi i këtij atentati gjatë dëshmisë në gjykatë deklaroi se sulmi me tritol ndaj tij ishte financuar nga Florenc Çapja, pasi ai nuk ka asnjë njohje me Astrit Sinanaj. Sinanaj kishte shumë pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi rezulton i dënuar me 8 muaj burg për “Mbajtjen pa lejë të armëve”. Sinanaj, është dyshuar nga policia edhe për vendosjen e tritolit në hyrje të një tjetër klubi nate në Elbasan në pronësi të K.M., por për shkak të mungesës së provave kjo çështje tashmë është pezulluar. Sipas akuzës së Elbasanit, ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 6 maj 2017, ku Sinanaj ka tentuar të vrasë me 1 kg tritol C4 biznesmenin, Fuad Verzivolli.

Lënda shpërthyese është vendosur poshtë një automjeti tip “Golf” në pronësi të Verzivollit, dhe ka qenë e montuar duke u aktivizuar nga distanca. Por kjo tentativë ekzekutimi me tritol ka dështuar, pasi siç thotë prokuroria e Elbasanit, ka qenë një berber aty pranë ai që ka vënë re pakon me tritol poshtë makinës. Siç ka treguar në gjykatë, berberi ka menduar se i kishte rënë telebingo, pasi besoi se qesja poshtë makinës mund të ishte me lekë. Nga ana tjetër prokuroria shpjegon se Astrit Sinanaj, është njeriu që ka vendosur këtë sasi tritoli dhe e ka aktivizuar nga distanca me telefon. Por për shkak të mekanizmit të gabuar, ka plasur vetëm kapsolla dhe jo sasia e 1 kg e tritolit. Nëse do të plaste kjo e fundit atëherë pasojat do të ishin shumë të rënda jo vetëm për makinën por edhe për biznesmenin Fuad Verzivolli.

Ky i fundit në dëshminë që ka dhënë para gjykatës së Elbasanit ka treguar se: “Unë kam një mjet volskëagen dhe e parkoja poshtë pallatit, përballë me turizmin e vjetër. Nuk kam njohje me të pandehurin Astrit Sinanaj dhe Thanas Thoma dhe nuk kam konflikte me to, nuk i kam parë as si fytyra këta persona dhe s’kam asnjë konflikt në Elbasan. S’e di mekanizmin se si ka ndodhur ngjarja, atë e di Astriti.

Sinanaj është strehuar në shtëpinë e Gent Kllogjerit dhe aty besohet se ka ndërruar dhe rrobat, për të fshehur gjurmët. Astrit Sinanaj nuk ka asnjë gjë me mua, por ai për këtë akt kriminal do merrte lekët, të tregojë se kush do ja jepte lekët. Lekët do i merrte nga Florenc Çapja dhe nga burgu ai ka dalë në 4 prill. Ky as me njeh as e njoh. Bëjnë plane të bukura. Ka marrë lekët dhe kështu i ka bërë planet”.

Ndërkohë gjatë procesit të gjykimit prokuroria ka shpalosur dhe një provë tjetër, një përgjim ambiental mes Astrit Sinanaj dhe shokut të tij Thanas Thoma. Në ambientet e qelisë, Astriti porosit Thanasin që kur ta marrin në pyetje oficerët e porosit për të mos folur fare për ngjarjen duke i thënë: “për këtë, që na kanë thirrur s’ka asnjë  fjalë…ne atë ditë”. Ndërsa Thanasi ia kthen: “E ç’na mori në qafë ne”. Mandej thotë prokuroria se të dy së bashku bisedojnë ku sërish Astrit i thotë Thanasit duke i pohuar: “se mos thyesh ëëë?, ndërsa Thanasi ia kthen: “po, jo”.

Gjithashtu prokuroria shton se nga pamjet filmike të regjistrimit të bisedave rezulton se nga shenjat dhe gjestet e bëra nga Astriti dhe konkretisht vendosja e dorës tek goja dhe tek veshi në kuptim që t’i lë me dije bashkëbiseduesit se po përgjohen.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 09/07/2020 09:32

    Un mendoj se duhet te lirohet menjehere,perderisa po lirohet Dritan Dajti me 6 vrasje.

    Përgjigju
  • Fredi: 09/07/2020 09:16

    kta qe tentoin i mbysin kta kur se ata qe vrasin dalin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, në pranga 19-vjeçari pakistanez 

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, në pranga 19-vjeçari pakistanez