DINAMIKA/ Prej vitesh në kërkim, si u identifikua Astrit Sinanaj duke i vendosur C4 makinës së pronarit të 'Havana-s'

Kushëriri i të dënuarit me 25 vite burgim Julian Sinanaj, Astrit Sinanaj, i dënuar edhe ky në 2012 nga gjykata e Elbasanit me 8 muaj burgim për “Armëmbatje pa lejë” dhe pjesë e një grupi kriminal në Elbasan, është arrestuar sot në Vlorë, falë një operacioni të koduar “Eksplozivi”.

42-vjeçari banues në Tiranë por që fshihej në Vlorë, është arrestuar nga policia në rrugën “Janaq Kilica”, për dy ngjarje kriminale në Elbasan, të kryera në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë Thanas Thoma dhe Gentian Kllogjri nga Elbasani, në dëm të biznesmenit Fuad Verzivolli nga Elbasani, i cili disponon “Club Havana” në këtë qytet. Sinanaj qëndronte i fshehur prej kohësh pasi që nga viti 2017 ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Apelit Durrës. Astrit Sinanaj sipas policisë është kushëri i Julian Sinanaj të dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vite burgim si pjesë e “Bandës së Tritolit” në Vlorë dhe anëtar aktiv i një grupi kriminal në Elbasan. “Shqiptarja.com” mëson se 42-vjeçari Sinanaj, është arrestuar në 2017, por gjykata e Shkallës së Parë Elasan e ka lënë vetëm 40 ditë në burg, me qëllim kryerjen e disa verifikimeve. Pas përfundimit të afatit 40 ditor ai është lënë i lirë, por lirimin e Sinanaj prokuroria e ka kundërshtuar në gjykatën e Apelit Durrës, e cila ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”.

Policia është orvatur ta gjejë dhe arrestojë Astrit Sinanaj, por pas gati dy vitesh, ai është ndaluar në Vlorë. Momentalisht ccështja penale me nr.759 që është hetuar nga prokurori Xhelian Seferi, i cili në 21 maj 2019 ka dërguar për gjykim dosjen në gjykatën e Elbasanit, ku të pandehur janë marr Astrit Sinanaj, Thanas Thoma dhe Gentian Kllogjeri, të cilët akuzohen për “Vrasje në rrethana cilësuese” të mbetur në tentativë, “Shkatërim i pronës me eksploziv”, “Prodhim dhe mbajtje pa lejë i armëve luftarake” dhe “Moskallëzim Krimi”. “Shqiptarja.com” disponon të plotë materialin e prokurorisë ku evidentohet se dy të pandehurit Sinanaj dhe Thoma, në momentin e arrestimit nga policia e Elbasanit në 2017, kanë kuptuar se në qelinë e tyre ndodhej një pajisje përgjimi dhe Sinanaj i ka bërë me shenjë shokut të vet Thoma, që të mos fliste dhe të mbyllte gojën, pasi në qeli po përgjoheshin dhe mund të përfundonin keq.

Gjithmonë sipas dosjes së prokurorisë Sinanaj ka tentuar të vrasë me eksploziv biznesmenin Fuad Verzivolli, dhe këtë gjë e ka kryer me veprime konkrete në datën 6 maj 2017 duke i vendosur një sasi tritoli poshtë makinës së tij dhe në datën 22 maj 2017, duke i vendosur një sasi tjetër tritoli në ambjentet e jashtme të biznesit të tij,“Club Havana” në Elbasan. Ngjarja e parë ka ndodhur në qendër të Elbasanit, kur në afërsi të teatrit “Skampa”, poshtë një automjeti tip “Volsvagen” është konstatuar një sasi sasi tritoli C4, e ngjitur me letër natriban dhe e lidhur me një aparat telefonik,fitila e detenatorë. Sasinë e tritolit poshtë makinës e ka konstatuar një oficer i policisë gjyqësore pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Elbasan i quajtur Saimir Dika, i cili ka pohuar se ka qenë i pranishëm në momentin kur ka shkuar policia dhe ka rrethuar zonën.

VIDEO\Momenti arrestimit

Sipas dëshmisë së tij “… në datën 6 maj 2017 rreth orës 09:45 minuta kam qenë duke pirë kafe tek bar “Grandi” dhe më ka telefonuar djali i hallës së një kolegut tim Libiond Përmarku dhe quhet Martin Gjergji dhe më ka thënë se përpara lokalit që unë kam me qëra, dyshohet se është një bombë. Unë i kam thënë se telefono policinë dhe i thashë numrin 129, Pas kësaj telefonate ka shkuar tek vendi i ngjarjes dhe në momentin që po bënte një foto ka dëgjuar një plasje si ato të kapsollave që përdorin fëmijët në raste festash…”.Pas këtij shpërthimi është bërë dhe mnarja e gjurmëve të gishtave në xhamin e makinës dhe në pakon e tritolit të mbështjellë me natriban. Për të dokumentuar këtë ngjarje kriminale janë sekuestruar disa pamje filmike në disa prej rrugëve të Elbasanit ku dallohet qartë një person që vendos sasinë e tritolit dhe më pas largohet me një automjet “Fiat Punto”.Policia e Elbasanit ka verifikuar targën e këtij automjeti i cili rezultoi se ishte në emër të Thanas Thoma.

Ky person është marr dy herë në pyetje duke treguar se në datën 6 maj 2017, ku ka ndodhur dhe ngjarja ka kaluar me makinë në qëndër të Elbasanit, ku aty ishte takuar me një të njohurin e tij të quajtur Astrit Sinanaj, të njohur nëpërmjet një shokut të tij të quajtur Martin Arapi. Ai sqaron sqaron se janë ulur në barin e kazinosë ku punon së bashku me Astritin, ka pirë një kafe dhe më pas ka ikur në shtëpi. Për këtë ngjarje është marr në pyetje dhe Astrit Sinanaj,i cili ka pohuar se nuk kishte njohje me biznesmenin Fuad Verzivolli, dhe se në vendin e ngjarjes ka qenë krejt rastësisht.

VIDEO\Shpërthimi i kontrolluar nga RENEA

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 07/06/2019 00:10

    Julian Sinaj eshte denuar me 35 vite kur ju bene 25 vite?

    Përgjigju
  • Goni: 06/06/2019 19:53

    Po kalbini. Ne burg kto kerrma te shoqeris kto plera duhen var

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg