Tentoi të vrasë me thikë 65-vjeçarin në Vlorë, arrestohet Fatjon Kocaj! Në pranga edhe një i ri që plagosi kunatin

Fatjon Kocaj, 36-vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka tentuar që të vrasë me thikë Avdurraman Shametajn.

36-vjeçari banues në Vlorë, dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës (thikë), Avdurraman Shametajn, 65 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu është arrestuar edhe Gëzim Koçiasi që dyshohet se plagosi me thikë, kunatin e tij, Rigerto Dine ditën e djeshme, në lagjen “24 Maji”.

38 vjeçari, banues në fshatin Shushicë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, kunatin e tij, shtetasin Rigerto Dine, 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe i ka dëmtuar automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë