53 vjeçari, Hysen Aliko është dënuar me 16 vite burg nga gjykata në Itali pasi tentoi të vriste ish gruan e tij në korrik të vitit 2021. Mediat italiane, shkruajnë se shqiptari është shprehur i penduar gjatë seancës së mbajtur në gjykatën italiane. Kjo nuk ka ndikuar në dënimin e dhënë për të dhe dëmshpërblimin prej 50 mijë eurosh të caktuar për gruan e tij. Aliko kërkoi falje edhe ndaj familjarëve të ish gruas së tij.
“Kërkoj falje për dhimbjen që u kam shkaktuar të gjithë familjarëve. Nuk e di se çfarë më ndodhi atë natë. Në një çast humba gjithçka: familjen, dashurinë për të dashurit e mi dhe lirinë” , mësohet të ketë thënë ai para gjykatësit.
Ngjarja ndodhi në Sulmona, ku autori i plagosjes doli para ish gruas së tij gjatë momentit kur kjo e fundit po kthehej në shtëpi dhe e goditi dy herë me thikë në bark. Dy djemtë e tye u përpoqën të shuanin konfliktin, por gjatë tentativës për të ndaluar të atin, njëri prej tyre u plagos.