51-vjeçari shqiptar në Itali i pret rrugën ish-gruas së tij dhe e qëllon dy herë me thikë, plagos edhe djalin e tij

51-vjeçari shqiptar në Itali i pret rrugën ish-gruas së tij dhe e qëllon dy herë me thikë, plagos edhe djalin e tij

ITALI- Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka sulmuar me thikë ish-gruan e tij. 51-vjeçari i identifikuar si Hysen Aliko, i doli para në rrugë ish-bashkëshortes së tij, e cila po kthehej në shtëpi, dhe e goditi dy herë me thikë në bark.

Gruaja, u transportua në spita dhe ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërkohë që ish-burri i saj u arrestua, raportojnë mediat në Itali.

Të bërtiturat e gruas kanë alarmuar qytetarët, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën edhe dy fëmijët e çiftit, të cilët tentuan të neutralizonin babain e tyre. Gjatë tentativës për të shpëtuar nënën, mbeti i plagosur edhe djali.

Policia mori dëshmitë e banorëve për të rindërtuar skemën e ngjarjes. Po ashtu u sekuestruan edhe kamerat e sigurisë në zonë.

Burri dhe gruaja ishin ndarë rreth një muaj më parë me vendim gjykate.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë