Policia italiane ka arrestuar në Bolzano një 21 vjeçar shqiptar i cili dyshohet se ka tentuar të vrasë të dashurën e tij.
Hetimet ndaj të riut nisën pasi ky i fundit përplasi me makinë të dashurën e tij përpara një lokali publik në Bolzano. Shkak ishte bërë një mosmarrëveshje mes çiftit që kishte nevrikosur 21 vjeçarin shqiptar i cili përdori makinën për të përplasur të dashurën e tij në tentativë për të vrarë.
21-vjeçari kishte shfaqur tashmë sjellje obsesive ndaj të dashurës së tij në të kaluarën. Përveç kësaj, sipas policisë, ai ishte bërë i dhunshëm në shumë raste.
Mediat e huaja, shkruajnë se ai pretendon pafajësinë në lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet duke mohuar se kishte pasur si qëllim vrasjen e të dashurës së tij.