Tentoi të vriste të birin me armë zjarri, arrestohet 55-vjeçari në Lushnjë

Tentoi të vriste të birin me armë zjarri, arrestohet 55-vjeçari në Lushnjë

Foto ilustruese

Policia e Lushnjës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në familje, pasi një 55-vjeçar tentoi të vrasë të birin me armë zjarri.

Sipas policisë bëhet me dije se në pranga është vënë 55-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur pasi akuzohet se për motive të dobëta ka ushtruar dhunë në familje duke tentuar të vrasë me armë zjarri të birin.

Ndërkohë, falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë është bërë e mundur parandalimi i krimit në familje,ndërsa policia i ka  sekuestruar armën e zjarrit  të mbushur me fishekë 55-vjeçarit .

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti, arreston autorin e dyshuar dhe sekuestron armën e zjarrit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan një 55-vjeçar pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore u shmang përshkallëzimi i konfliktit duke parandaluar ndodhjen e një ngjarje të rëndë kriminale pasi policia i bllokoi 55-vjecarit edhe një armë zjarri të mbushur me fishekë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!