Tentoi të kryente vrasje në Berat, ekstradohet nga Kosova 56-vjeçari

 Tentoi të kryente vrasje në Berat, ekstradohet nga Kosova 56-vjeçari

Është arrestuar njëri nga tre personat e shpallur në kërkim, pasi në 31 Maj 2023 do të organizonin një vrasje në Berat.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Kosovar, Hamit Berisha, 56-vjeç.

Ai është arrestuar në qytetin e Prishtinës në Kosovë dhe falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me autoritetet ligjzbatuese në Kosovë, ditën e sotme u finalizua ekstradimi i tij nga Kosova në Shqipëri.

“Ai kërkohej për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të vrasë 1 shtetas.  Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit "Objektivi", njoftoi policia.

Hamit Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi së bashku me shtetasit (ende në kërkim) Ermal Gora, 43-vjeç, nga Tirana dhe të Arli Shehu (i arrestuar) 30-vjeç, banues në Korçë, kishin planifikuar kryerjen e një atentati në qytetin e Beratit, por të gjendur nën presionin e policisë, ata fshehën automjetin në fshatin Moravë.  

Brenda në automjet policia gjeti edhe të gjitha mjetet që do përdoreshin për kryerjen e krimit, ndërkohë që tre autorët duke përfituar nga errësira ishin larguan drejt zonave të pyllëzuara pasi kuptuan se policia ishte vënë në ndjekje të tyre.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë