Policia e Shtetit ka goditur sot 4 raste të mitdhënies. Ata janë arrestuar nga Policia Rrugore, pasi kanë tentuar të korruptojnë policin për të shmangur vënien e gjobës.

Këta shoferë janë arrestuar në Shkodër, Dibër, dhe Durrës. I arrestuari i parë është Alfons Jaku, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Mjedë - Shkodër pasi i ka ofruar 1000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që t’i shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.
 
Rasti tjetër është shënuar në Dibër ku është arrestuar Shkëlzen Jakimi pasi edhe ky i fundit tentoi t’i jepte para punonjësit të policisë për t'iu shmangur masës administrative.
 
Policia Kufitare ka arrestuar gjithashtu edhe Gazmir Xhekën, pasi në Portin Detar Durrës ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i futur në brendësi të pashaportës 20 €, me qëllim për të kaluar kufirin, pasi kishte kaluar ditët e qëndrimit në zonën Schengen.
 
I fundit i arrestuar nga policia është Masar Braha, 48 vjeç banues në Prizren-Prishtinë. Arrestimi i tij u bë pasi pasi ky person duke drejtuar mjetin tip "Iveko" me targa 04934DT, në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, pranë fshatit Cangonj, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore një shumë prej 500 lekë, për të shmangur masën administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” . 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com