Ishin të bindur se goditjet e forta në mur, nuk do të dëgjoheshin nga fqinjët. E dinin se nuk kishin rrugë tjetër dhe kështu e kanë provuar, por dështuan. Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë, 20 dhe 24 vjeç të cilët kanë rënë në prangat e policië italiane këtë të martë nga karabinierët e Suzzanit në Milano.
Kanë qenë fqinjët, të cilët të zgjuar nga disa goditje të forta në murin e apartamentit, kanë njoftuar policinë. Me të mbërritur pranë pallatit policia italiane ka parë dy shqiptarët duke u hedhur nga ballkoni i katit të parë.
Njëri prej tyre, 24 vjeçari është arrestuar sapo u hodh në oborr në tentativë për t’u larguar. Ndërsa tjetri, 20 vjeç tentopi të arratisej duke vrapuar në rrugën Padre Luigi Monti por pa mundur t’i shpëtojë hapit të shpejtë të efektivit italian.
Në brendësi të banesës e cila ishte objektivi i dy grabitësve, karabinierët gjetën një kazmë, që dy të rinjt po përdornin për të nxjerrë kasafortën nga muri.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com