Policia e shtetit ka arrestuar 5 persona, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë për të shmangur gjobat për shkelje të Kodit Rrugor.
 
Policia e Elbasanit ka arrestuar Misir Bojën 48 vjeç, pasi tentoi t'i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative për shkelje të Kodit Rrugor.
  
Sipas policisë, Boja u arrestua  nga efektivat e policisë pasi në aksin rrugor Peqin – Elbasan, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Gjocaj” është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Elbasan, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin  kamionçinë në shkelje të Kodit Rrugor.
 
Në momentin e ndalimit Misir Boja ka tentuar t'i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.
 
Një rast është goditur edhe Korçë, ku një 35 vjeçar nga Elbasani për të shmangur masën administrative për mos vendosjen e rripit të sigurimit, i ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore
 
Luan Matraxhiu duke udhëtuar me automjetin tip "Volksëagen" me targa AA359JY, për të  shmangur ndëshkimin me masë administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit, i ka ofruar një shumë prej 2000 lekë punonjësit të qarkullimit rrugor.
 
Tre shoferë janë arrestuar në Vlorë po për tetativë korruptimi të punonjësit të policisë.
 
Ylli Zanaj 54 vjeç nga Vlora u arrestua, pasi duke drejtuar automjetin tip "Benz" me targa VL9033B, pa leje drejtimi përkatës, ka tentuar t'i japë 2 000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që të mos i vendosej masë administrative.
 
Ëngjëllush Pasho 22 vjeç nga Vlora u arrestua, pasi duke drejtuar automjetin tip "Fiat Punto" me targa AA657BM, pa dokumentacionin përkatës,  ka tentuar t'i japë 1 000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, në këmbim të masës administrative.
 
Koron Muhaxhiri 46 vjeç nga Kruja u arrestua, pasi në aksin rrugor Vrion-Finiq duke drejtuar automjetin tip "Kamionçinë" me targë AA167MJ, pa rrip sigurimi, ka tentuar t'i japë 500 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim për të shpëtuar nga gjoba administrative.
  




dy.b/shqiptarja.com