KRUJE-Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Krujës pasi kanë tentuar të vjedhin një bateri të kabinës metalike të një kompanie telefonike.
Policia arrestoi Shaban Haka, 26-vjeç, banues në fshatin Zezë, Nikel dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij Y.V, 30-vjeç, banues në Krujë.
Të rinjtë, gjatë natës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin 4 bateri të kabinës metalike.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga blutë u konstatua mjeti tip Benz, në pronësi të shtetasit Shaban Haka dhe gjatë kontrollit të mjetit u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva.

Sekuestrohen bateri, leva, Cannabis Sattiva dhe një automjet
Policia gjatë kontrolleve bën me dije se ka sekuestruar:
• 4 bateri të kabinës metalike;
• leva, që shërbenin si mjete për kryerjen e veprës penale;
• një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva dhe
• një automjet tip Benz,
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com