Tenton 3 herë vetëvrasjen, 'Anxhela’:
Nga stresi kalova në ekstrem
'Dua punë që të mos shes më trupin'

Tenton 3 herë vetëvrasjen, 'Anxhela’:<br />Nga stresi kalova në ekstrem<br />'Dua punë që të mos shes më trupin'
Nuk kanë të sosur problemet dhe vështirësitë për "Anxhelën". Fatjon Hoxha, transgjinori 30 vjeçar që vazhdon të jetojë në qiell të hapur tek lulishtja para parlamentit, ka tentuar sërish vetëvrasjen.

Jeta e vështirë dhe problemet psikologjike dhe traumat që ka marrë që nga fëmijëria e përndjekin edhe sot. Mbrëmë, rreth orës 19.30 është shoqëruar nga punonjësit e policisë drejt spitalit ushtarak për të marrë ndihmën e parë, për t'i shpëtuar jetën. Sot tregon për Report TV se pse kërkoi t'i japë fund përsëri jetës.

Këtë radhë është sepse duke parë gjendjen time, duke fjetur në rrugët e Tiranës, se tani është edhe ftohtë. Nga mërzitja dhe stresi kalova në këtë ekstrem. Të kërkosh ndihmë tek ne, asnjë nuk të ndihmon, vetëm rrinë dhe shikojnë, nuk reagon askush’’, -u shpreh ‘’Anxhela’’
 
E megjithatë Anxhela ka pasur disa herë ndihmë si nga komuniteti LGBT, ashtu dhe nga Bashkia e Tiranës. Për strehimin e saj është ofruar qendra sociale, e cila ndodhet në Tufinë, por edhe këtë mundësi Anxhela e ka refuzuar, pasi sipas saj, edhe aty ndihet e diskriminuar.

"Nuk kishte reagime të mirë sepse duke parë një trans, filluan të flisnin me njëri tjetri, na sollën një trans këtu, filluan të silleshin keq.  Sepse disa prej tyre thonin jo po të ishte Hitleri gjallë, jo po të ishte gjallë gjermani,duke thënë ato mendimet e tyre", tha 'Anxhela'.  

Vetëm në 4 muajt e fundit, Fatjoni, ose Anxhela ka tentuar 3 herë vetëvrasjen. Opinioni shqiptar dhe për fat të keq shpeshherë individë në institucione diskriminojnë këtë kategori qytetarësh duke bërë të jetojnë në izolim e vështirësi ekonomike e përbuzje sociale. 


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi