New York - Një hajdut ka tentuar të vjedhë një taksi, por situata i doli jashtë kontrollit kur taksisti vendosi të nisej me të mbi makinë. Ngjarja e rrallë ka ndodhur në lagjen e Bronx-it në New York.
Siç mund të shihet edhe në video Methju Mekorkëll, 27 vjeç mbahej mbi tavanin e makinës ndërkohë që shoferi ecte me rreth 100 kilometra në orë në autostradë.
Hajduti mundohet vazhdimisht të hapë derën e makinës si dhe godet me grusht xhamin për t’a thyer.
Në një moment 27 vjeçari humb ekuilibrin dhe këmbët e tij takojnë në asfalt, sapo shoferi i taksisë vë re këtë detaj, vendos t’i japë gaz më shumë në mënyrë që i riu të rrëzohet.
Personi që filmoi këto pamje tha se hajduti mund të humbiste jetën nëse kjo do të ndodhte.
Vetë shoferi i taksisë në intervistë për një televizion lokal tha se hajduti erdhi me shpejtësi dhe u mundua të hapë derën e makinës së tij.
Reagimi i tij i parë ishte në ndizte makinën dhe të largohej me shpejtësi, pasi hajduti mund të kishte pistoletë apo thikë me vete.
Methju Mekorkëll u arrestua nga policia dhe pritet të dalë para gjykatës për tentativë vjedhje.
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com