I dënuari për vrasje Ismail Sinani, ka tentuar të arratiset nga burgu i Vaqarrit në Kryeqytet, por aventura e tij nuk ka zgjatur shumë.
 
Vetëm për pak kohë ka qenë i “lirë” Ismail Sinani, duke u kapur nga forcat e policisë sapo kishte kalouar murin rrethues të burgut të Vaqarrit  

Ismail Sinani alias Sokol Sinani, është ekstraduar nga Anglia në vitin 2009 pas 13 vite i shpallur në kërkim për vrasje.

Ismail Sinani ishte shpallur në kërkim nderkombetar pasi është dënuar në mungesë nga gjykata e rrethit Kukës për një vrasje të ndodhur në vitin 1996. 

Për këtë vrasje gjykata e Kukësit dënoi me 20 vite burg të vëllain e Sokolit, bashkëautorin në krim, Afrim Sinanin, i cili pasi u arratis nga burgu Bences në vitin 1997 ku vuante dënimin, kërkoi azil në Britaninë e Madhe. 

Afrim Sinani, i cili kishte perfituar permes mashtrimit qytetarinë britanike, do të arrestohej në Londer shtatorin e vitit 2006. 


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)