Mësuesi në depresion tenton të grabisë, godet shitësen me çekiç në kokë, 'arrestohet' nga klientët në Elbasan

ELBASAN-Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen '5 Maji'. Një person në përpjekje për të grabitur një dyqan ka hasur në rezistencën e shitëses. Gjatë përleshjes, autori e ka qëlluar me çekiç në kokë duke e lënë të plagosur.

Autori është Alert Carroshi rreth 45-vjeç mësues në fshatin Vidhas të Elbasanit, ndërsa mësohet se është neutralizuar nga klientët e një lokali përballë dhe më pas e ka marrë policia duke e dërguar në komisariat. Gazetari i Report Tv në Elbasan Aldo Kozarja thotë se autori po kalonte një periudhë depresive.

Ndërkohë që shitësja e plagosur Anxhelina Panxhi 30-vjeçe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes dhe të shitëses që mbeti e plagosur.

d.ba./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Prifterinjte Lazaratas: 18/09/2019 21:50

    Hahahahahah ne psiqatrine e Elbasanit vendin e parë me më shumë të sëmurë e mbajnë vlonjatët. Të dytët vijnë beratasit Hahahahahaha!

    Përgjigju