Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona pasi kanë tentuar të korruptonin një doganier në pikën kufitare të Kapshticës.

Luan Meta, 41 vjeç , banues në Tiranë dhe Nexhip Hoxhalli, 26 vjeç, banues në fshatin Kishtë- Gramsh sipas policisë kanë kërkuar të kalojnë në shtetin grek nga kjo pikë kufitare por nuk plotësonin kriteret për të udhëtuar në vendet e BE.

Në këtë mënyrë ata kanë tentuar të korruptonin doganierin me një shumë parash.