ELBASAN - Janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit dy trafikantë të miturish dhe personash të rritur.
Platin Çekrezi, 26 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan dhe Erlind Kateshi, 26 vjeç , banues në fshatin Bishqem Fushe, komuna Pajove, Peqin në bashkëpunim me njëri - tjetrin ditën e djeshme, tentuan të trafikojnë në drejtim të kosovës dy shtetasit me iniciale B.K., 16 vjeçe , banuese në Durrës dhe A. R., 19 vjeçe, banuese në Elbasan.
Dy të arrestuarit u kapën në flagrancë mbrëmjen e djeshme teksa tentonin të kalojnë dy shtetaset, njëra prej të cilave e mitur, për në Kosovë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, në Kukës. Ata udhëtonin drejt kosovës me automjetin tip Ford Fiesta me targa AA 113 DJ, në pronësi të shtetasit Platin Çekrezi.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Specialistët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan në bashkëpunim me Efektivat e Pikës së Kalimit Kufitar Morinë këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësine e provës materiale 5 aparate telefoni celular, 300 Euro, 4 pasaporta, automjeti tip Ford Fiesta me targa AA 113 DJ dhe tre karta identiteti.
Lidhur me këtë procedim janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet shtesë në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale “Trafikimi i të miturve”, “Trafikimi i personave të rritur” e kryer në bashkëpunim, vepra penale.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com