Ylli i Liverpool-it dhe Egjiptit, Mohamed Salah është sulmuar nga një person që hyri në fushë gjatë ndeshjes mes Egjipit dhe Sierra Leone-s.

Egjiptianët ishin fitues 2-0 në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Sierra Leones të dielën, falë dy golave të ish-sulmuesit të Aston Villa, Trezeguet, njëri prej të cilëve ishte asistuar nga sulmuesi i Liverpool.

Sierra Leone gjithashtu mori dy kartonë të kuq, me Tyrese Fornah që u përjashtua nga fusha në minutën e 39-të dhe Abdul Jarju Kabla në fund të pjesës së dytë.

Në dukje të indinjuar nga mënyra se si kishte ecur ajo ndeshje dhe dy kartonët e kuq, një grup personash zbritën në fushë para minutës së 90-të. Sipas mediave të huaja, personat që hynë në fushë kishin qëllim të sulmonin Salah dhe bashkëlojtarët e tij, por me ndërhyrjen e sigurimit një gjë e tillë është shmangur.

Më pas ylli i Liverpool është shoqëruar jashtë fushës nga anëtarë të ushtrisë.