Tentuan të bllokojnë Ramën në Librazhd, procedohet kreu i degës së PD: Nuk trembemi!

Tentuan të bllokojnë Ramën në Librazhd, procedohet kreu i degës së PD: Nuk trembemi!

Kryetari i PD në Librazhd, Bujar Vreto përballë policëve

Kryetari i degës së PD-së në Librazhd, Bujar Vreto është proceduar penalisht në gjendje të lirë bashkë me pesë persona të tjerë. Vreto me simpatizantët demokratë tentuan që ti bllokojnë rrugën kryeministrit Rama gjatë vizitës sot në qytetin e Librazhdit.

"Demokrate dhe qytetare te lire te gjithe para policise se po kercenohen duke u therritur ne polici njerzit e pafajshem! Drogmeni ka urdheruar policine dhe po kerkohen demokratet dhe qytetaret e lire te paraqiten ne komisariatin e Librazhdit. Nuk na tremb o i mbaruar..." shkruan Vreto në rrjetet sociale pas procedimit.

Ndërkohë që pas Librazhdit, Rama ishte ne disa vizita në periferi të Elbasanit. Gazetari Aldo Kozarja thotë se edhe në Linas të Elbasanit, kryeministrit u tentua ti bllokohet rruga nga simpatizantët demokratë.

Nesër opozita do të organizojë protestën e radhës para parlamentit, ashtu sikur ka ndodhur cdo herë që ka pasur seancë plenare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi